Bota

KFOR: Jemi të gatshëm ta mbështesim Policinë e Kosovës

KFOR-i është i gatshëm ta mbështesë Policinë e Kosovës nëse është e nevojshme, ka thënë KFOR në një përgjigje për KOHËN.

KFOR-i ka dënuar sulmet gjatë tri ditëve të fundit në veri ndaj policëve.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, thuhet në përgjigje.

Lexo më shumë  Serwer: Suksesi i Kosovës nuk i leverdis Vuçiqit, ai do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese

KFOR-i ka bërë thirrje që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të tensioneve.

“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”.

Përgjatë tri ditëve, nga 13 deri më 15 prill, në pikat kufitare në veri të vendit janë sulmuar katër herë policët e Kosovës.

Lexo më shumë  Sot takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

Fillimisht automjeteve të tyre u janë vënë iriqë xhemborë në rrugën nga kanë kaluar. Në sulmin e dytë u gjuajtën me gurë, gjatë sulmit të tretë janë dëgjuar rafalë të shkurtër me rreth 30 fishekë që dyshohet se kanë qenë nga territori i Serbisë. Sulmi i katërt ndodhi të premten në mëngjes, ku patrullat janë sulmuar me granatë dore dhe armë zjarri AK-47.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *