Lajme

KFOR-i mbledh përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare

Në Kampin “Villaggio Italia” në rajonin e Pejës, Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it ka pritur në takim përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare të pranishme në zonën perëndimore të Kosovës.

Sipas njoftimit nga KFOR-i, takimi ka qenë për të diskutuar “në mënyrë të hapur dhe konstruktive të ardhmen e brezave të rinj dhe për të krijuar pikat e përbashkëta të reflektimit”.

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

“Të gjitha autoritetet fetare të pranishme mirëpritën iniciativën, duke shprehur njëzëri respekt dhe mirënjohje për ushtarët e kontingjentit shumëkombësh të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të premten.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka përsëritur se është i përkushtuar ta mbështesë paqen, bashkëpunimin dhe përparimin e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player