Lajme

KFOR-i: Jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

Misioni i NATO-s, KFOR ka thënë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.

Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë,

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot, në fjalimin vjetor para deputetëve dhe qytetarëve nga foltorja e Kuvendit,  e ka quajtur jo të lehtë vitin 2023 në aspektin e sigurisë, për shkak të agresionit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Ajo kërkoi unifikim të spektrit politik për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit, teksa theksoi se sulmi në Banjskë “ka mobilizuar shumë djemë e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”.

Rruga Press

YouTube player