Këto janë ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në disa vende të botës
Kur bëhet fjalë për festa, traditat e ushqimit janë një pjesë e rëndësishme e festave të Krishtlindjeve në vende të ndryshme të botës.
Pothuajse çdo vend ka një ushqim të veçantë që i përfaqëson.
Pula e Krishtlindjeve në Japoni
Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit.
Menuja kryesore për festat e Krishtlindjeve në Japoni, është pula e skuqur, por po ashtu japonezët kanë në menu edhe një tortë speciale të Krishtlindjeve.
Latkes në Izrael
Që nga Mesjeta, latkes është një pjesë e rëndësishme e traditës së Hanukasit.
Latkes janë patate të skuqura në vaj. Gjithashtu ka edhe ushqime apo ëmbëlsira të tjera si monedha të vogla me çokollata, që marrin fëmijët nga të afërmit.
Patë e skuqur në Gjermani
Festivali gjerman i Krishtlindjeve është historikisht i përqendruar rreth patës së Krishtlindjeve. Një traditë që daton nga Mesjeta konsumimi i patës fillimisht ishte i lidhur me Ditën e Shën Martinit, por më pas u bë pjesë e menusë së Krishtlindjeve.
Shpesh e mbushur me mollë, gështenja, qepë dhe kumbulla të thata, pastaj i pjekur me borzilok. Shërbehet me lakër të kuqe, lëng mishi dhe lakër turshi. Receta më e vjetër e njohur për këtë pjatë vjen nga një libër gatimi i botuar në 1350, Das Buch von guter Speise.
Panettone në Itali
Italia ka shumë tradita kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjeve. Në disa vende të Italisë, italianët gjatë Krishtlindjeve konsumojnë shtatë peshq të ndryshëm të përgatitur në shtatë mënyra të ndryshme shkruan Class.
Ëmbëlsirat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të festave dhe në veri të Italisë, një nga ëmbëlsirat më të famshme të festave është panettone, një tortë me fruta të thata, çokollatë, rrush të thatë dhe arra.
Pudingu i Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe
Kjo pjatë mund të marrë shumë emra. Por në Britaninë e Madhe e quajnë këtë pjatë, ‘pudingun’ e Krishtlindjeve. Kjo ëmbëlsirë nuk është traditë vetëm për Britaninë e Madhe, por edhe për disa vende të SHBA-ve.
Bûche de Noël, ëmbëlsira e Krishtlindjeve në Francë
La Büche de Noël është një ëmbëlsirë që përfaqëson simbolikisht trungun e trëndafilit. Ngjan pak a shumë si një tiramisu, edhe pse në formë role, përmban mascarpone, krem karamel dhe limon.
Melomakarona në Greqi
Biskotat e ëmbla me shije portokalli, ngjyhen në mjaltë dhe e mbulon me arra. Të njohura si njohur si melomakarona, këto biskota shpesh thuhet se të shijojnë më shumë se bakllavaja.
Kemi për ju dhe një recetë sekrete për melomakaronat!
Bacalao në Meksikë
Bacalao, është një ushqim i veçantë për shumicën e vendeve, por është një pjatë e zakonshme në Meksikë. Në Meksikë, Bacalao a la Mexicana gatuhet me domate, qepë, patate dhe ullinj.
Rruga Press