Shëndetësi

Këto janë gabimet më të shpeshta që i bëni kur fëmija ka temperaturë të lartë

Shpesh dëgjohet se si prindërit ankohen që fëmija i tyre nuk do të mund të qetësohet derisa ka temperaturë të ngritur. Mos insistoni që ta qetësoni, aktiviteti i matur është i preferuar

Shumica e prindërve të rinj udhëhiqen nga këshillat e gjysheve dhe nënave të tyre, të cilat shpesh këshillojnë që fëmija që ka temperaturë të ngritur duhet të ngrohet mirë dhe të djersitet.

Kjo është një ndër gabimet më të shpeshta të cilat i bëjnë prindërit e rinj, sepse kjo nuk është këshillë e mirë për heqjen e temperaturës te fëmijët. Pikërisht është e kundërta.

Ngrohja e tepërt e fëmijës me temperaturë të ngritur lehtë mund të shtojë temperaturën. Fëmija duhet të rehatohet dhe të vishet me rroba të lehta, gjithsesi fëmijës do të duhej t’i bëhej dush në ujë të vakët në mënyrë që t’i ulet temperatura.

Shpesh dëgjohet edhe se si prindërit ankohen që fëmija i tyre nuk mund të qetësohet derisa ka temperaturë të ngritur. Mos insistoni që ta qetësoni. Aktiviteti i matur është i lejuar dhe sipas aktivitetit të tillë lehtë do të vëreni edhe gjendjen e përgjithshme të fëmijës.

Fëmija mund të jetë i lodhur dhe gjendja e tij e përgjithshme të jetë e keqe edhe pa pasur ngritje temperature, prandaj mos mendoni që nuk ka rrezik vetëm për shkak që nuk ka pasur simptoma të temperaturës së ngritur.

Mbulimi i fëmijës i cili ka temperaturë të ngritur me peshqir të lagur, gjithashtu është edhe një ide e keqe. Kjo do të mund të shkaktojë dridhje trupi por dhe më shumë t’ia shtojë temperaturën e trupit.

Nëse temperatura është e lartë, kompresat e vakëta dhe larja apo dushi në ujë të vakët do t’i bëjnë mirë fëmijës.

Temperatura e lartë shton shpenzimin e kalorive, andaj fëmijës i duhet më shumë kalori se zakonisht. Nëse fëmija refuzon ushqimin, provoni me lëngje të ëmbla të cilat i do.

Paracetamol apo ibubrufen për heqje temperature mos i jepni derisa fëmija nuk e ka temperaturën 38.5 e më lart, lëreni që vetë trupi të luftojë nëse temperatura është më e ulët se 38.5.

Nëse nuk dini se çfarë të bëni, më mirë është ta thirrni mjekun dhe të kërkoni këshillë, posaçërisht nëse fëmija juaj është shumë i vogël, ka më pak se një vit.

Rruga Press

YouTube player