Bota

Këtë të shtunë ndodh eklipsi i parë diellor i vitit 2022

Shumë njerëz do të kenë mundësinë të shohin eklipsin e parë diellor të vitit 2022. Fenomeni pritet të ndodh këtë fundjavë, konkretisht më 30 prill 2022 rreth orës 16:30 me orën lokale.

Një orë më vonë, ajo do të arrijë pamjen maksimale, në momentin që hëna është më afër qendrës së Diellit, duke u dukur si një copëz e kafshuar prej saj.

Astrologët kanë bërë me dije se në vitin 2022 do të ketë katër eklipse hënore dhe dy eklipse diellore. I pari nga dy eklipset diellore në vitin 2022 do të ndodhë më 30 prill, që do të jetë edhe dita e fundit e muajit.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Sipas businessinsider.in, në njoftimin zyrtarë të NASA-s thuhet se ndërkohë që fillon në perëndim në mbrëmjen e 30 prillit, dielli do të duket pjesërisht i eklipsuar për ata me qiell të pastër në Kili, Argjentinë, pjesën më të madhe të Uruguait, Paraguajin perëndimor, Bolivinë jugperëndimore, Perun juglindore dhe një pjesë të vogël të Brazilit jugperëndimor.

Megjithatë, gjatë një eklipsi diellor duhet të kemi kujdes pasi  valë të forta elektromagnetike rrezatohen nga sipërfaqja e diellit dhe kështu shikimi i tij me sy të lirë mund të rezultojë në dëmtim serioz për shikimin. Kështu që mos harroni të mbani syqë mbrojtëse në momentin që dëshironi ta shikoni.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Eklipsi i radhës do të ndodhë në tetor, i cili do të jetë i dukshëm për zonat më të populluara, konkretisht për Europën, Afrikën verilindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *