KryesoreLajme

Këtë punën e regjistrimit të Klan Kosovës po mundohen ta reduktojnë në një pasaportë malazeze!

Shkruan Xhevdet Pozhari

Këtë punën e regjistrimit të Klan Kosovës po mundohen ta reduktojnë në një pasaportë malazeze!

Jo! Ka plot qytetarë që nga halli kanë pasur një pasaportë tjetër. Por, Devollët nuk janë hallexhi. Regjistrimi i firmës Peç/Serbia nuk ka mundur të jetë rastësi ose pakujdesi. Edhe për disa biznese të tjera të tyre, përveç Klan Kosova, e kanë përdorur të njëjtën strategji. Pse? Këtë mund ta shpjegojë më mirë ATK-ja.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Sa për udhëtime, ka plot persona publik të cilët qëmoti e kanë marr edhe shtetësinë e Shqipërisë.

Pra, një biznesmen multimilioner nuk bën veprime nga mospasja zgjidhje ose pse ka qenë i detyruar. E bën me vetëdije të plotë për arsye që ai i din më mirë.

E, një shtet serioz kur i sheh këto veprime natyrshëm se do të thotë “kadal jaran, kah je nisë” me dokumente që nuk e njohin shtetin tënd prej të cilit je pasuruar.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

Rruga Press

YouTube player