Këta janë terroristët serbë që po i kërkohen INTERPOL-i për sulmin në Banjskë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar urdhërarrest për 10 serbë që morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.
Radak Adziç, Milos Milenkovic, Dorde Baloviç, Danijel Đukic, Danilo Virijevic, Aleksandar Tanaskovic, Milos Kragovic, Miljan Nedeljkovic, Nikola Ilic dhe Vladan Ilic, kërkohen për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 i KPRK, shkruan Demokracia.
Demokracia.com ka sigguruar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për ta.
Prokuroria ka urdhëruar që pas arrestimit të tyre, ata të shoqërohen nga Policia për në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Këtë urdhër për dhënien-lëshimin e letër-rreshtimit vendor do ta ekzekutojë Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin Kundër Terrorizmit në kuadër të Drejtorisë për Hetimin Kundër Terrorizmit. Ky urdhër nuk ka afat të caktuar, shkruan Demokracia.
Më datë 15.02.2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për dhënien e urdhrit vendor dhe ndërkombëtar.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, këtë kërkesë e ka parashtruar mbi bazën dhe faktin sepse ndaj të njëjtëve të pandehur është lëshuar urdhër-arrest i brendshëm për sigurimin e prezencës së tyre, është tentuar sigurimi i prezencës së tyre përmes shoqërimit në polici, por me rastin e kërkimit të të njëjtëve, policia nuk ka mundur të sigurojë e as t’i hasë të njëjtët në adresat e banimit”, thuhet në kërkesë.
“Këta të pandehur sipas informacioneve të mbledhura janë arratisur. Gjykata, marrë në konsideratë faktet e prezantuara në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe raporteve zyrtare (njoftuese) të Policisë së Kosovës, të cilat e njoftojnë gjykatën se të pandehurit e kërkuar sipas këtij leter-rreshtimi, nuk gjenden në Republikën e Kosovës (gjenden jashtë Republikës së Kosovës) dhe se prezenca e të njëjtëve nuk ka mundur të sigurohet përmes urdhër-arrestit vendor (lokal), ka lëshuar-dhënë këtë letër-rreshtim vendor për sigurimin e prezencës së të pandehurve në këtë çështje penale hetimore”, thuhet në vendimin e siguruar.
Arsyetim
Më 24.09.2023, rreth orës 02:45, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, ka ndodhur një incident, ku nga persona të dyshuar dhe të armatosur është sulmuar një njësi policore, ku me këtë rast ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, shkruan Demokracia.com.
Më 25.09.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerr Aktvendim për fillimin e hetimit kundër të pandehurve Vladimir Tolic, Blagoje Spasojeviç dhe Dusan Maksimoviç, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK.
Më 27.09.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurve në arrati: Milan Radoicic, Vladimir Radivojevie, Ugljesa Jaredie, Milorad Jevtie, Danilo Vasic, Vlastimir Andrié, Aleksandar Milosavijevié, Lazar Smigie, Veljko Djordjevic, Vladimir Vucetié, Stelan Jovanovic, Milovan Krstovie, Uros Milie, Trajko Vasié, Danilo Vasic, Vukasin Jaredié, Sasa Perié, Nemanja Stankovie, Moméilo Vuckovic, Stelan Radojkovic, Marjan Radojevie, Marko Aksic dhe Marko Vukotic, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 1 KPRK, si dhe Milan Radoiçiq për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale shpëlarja e parave nga neni 302 i KPRK, lidhur me nenin 56 dhe 57 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Më 30.09.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit Milan Radoiçiq për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit nga neni 131 KPRK, lidhur me nenin 57 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe shpëlarja e parave nga neni 302 i KPRK, lidhur me nenin 56 Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Më 10.10.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurve Zarko Cvetkovie, Krsto Damjanovic, Stefan Milosavljevie, Marko Savie, Aleksandar Jevremovié, Rados Gozdié, Ivan Milié, Gojko Zubaé dhe Nemanja Radivojevié, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK.
Më 23.01.2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurve Radak (Momcilo) Adzic, Milos (Zmajko) Milenkovic, Dorde (Radovan) Balovic, Danijel Dukig, Danilo (Isailo) Virijevic, Aleksandar (Petar) Tanaskovic, Milos (Predrag) Kragovic, Miljan (Obrad) Nedeljkovic, Nikola (Danilo) Ilic dhe Vladan (Veljo) Hic, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK.
Bazuar në faktin se të pandehurit e kërkuar me këtë letër-rreshtim vendor gjenden në arrati dhe nuk ka mundur të sigurohet prezenca e tyre në këtë çështje penale hetimore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për dhënien e urdhrit për dhënie-lëshimin e letrëave të rreshtimit.
Më 16 shkurt 2024, selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se janë futur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sveçla tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia, e cila është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritetet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.
Rruga Press