KryesoreLajme

Kështu ka vendosur regjimi stalinisto-mafioz, mutacioni gjenetik më i rrezikshëm në historinë e ketij vendi

Prej mesit të tetorit, qytetarë të shumtë të “Rrugës 5 Maji” në kryeqytet po protestojnë për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre.

Protesta është e ngjajshme me atë të banorëve të Astirit që zgjati për muaj me radhë.

Për ditë me radhë banorët e “5 Majit kanë dalë në protesta, sepse nuk kanë se ku të banojnë nëse i’u shemben banesat. Ata shprehen se janë të papunë dhe nuk i përballojnë dot qeratë. Ata poashtu thonë se shembja e banesave është në kundërshtim me ligjin. Sipas tyre Bashkia e Tiranës ka në plan të prishë shtëpitë e tyre për të ndërtuar kulla.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Banorët shprehen njëzër se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por ata kërkojnë që banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu dhe jo me çmim reference. Ata i kanë shpalosur kërkesat e tyre te institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje në lidhje me shqetësimin e tyre.

Në lidhje me këtë rast u shpreh edhe pedagogu Ervin Goci, në faqen e tij në facebook:

“Menduam se drama e eksodit kishte përfunduar diku nga vitet 90′-të, po mesa duket drama nuk ka përfunduar, me mijëra që kanë ndërtuar një jetë në kushte thuajse të pamundura, po shkulen prej rrënje prej shpie për të mos u gjet prehje shpirti, se kanë gjet një tokë e një forme e të jetuarit që shkon në kontadiktë me interesat e mafias. Ka para për t’u pastruar, po nuk ka tokë, duhet tokë.

Lexo më shumë  Rrustemi: Vonim po, shpëtim jo nga konfiskimi i pasurisë të pajustifikueshme

Toka nga tokë është kthyer e gjitha truall ndërtimi, nuk mund të jetojë më askush mbi tokë, mundet vetëm të jetojë mbi komshi, po mbi tokë jo.

Ndaj të gjithë ata që kanë një shtëpi mbi tokë, përjashto ato të Rolling Hills-it, do shkulet që aty, kështu ka vendosur regjimi stalinisto-mafioz, mutacioni gjenetik më i rrezikshëm në historinë e ketij vendi.

Ky është sulm ndaj njerëzve të lirë, ndaj atyre që për antropologji nuk e pranojnë shpronësimin stalinist.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *