Lajme

Këshiltari i Kurtit i reagon Bildit: Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën

Këshillitari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i reagoi ish-kryeministrit suedez, Carl Bildtit, që deklaroi se situata në veri, do të nxehet pasi Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zulfaj shkroi në Twitter të hënën se Bildit i mungoi thelbi i temës, duke shtuar se nuk duhet përmendur termin “Kosova Veriore por “veriu i Kosovës”.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ai i tha Bildit se Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën, ndërsa Kosovën e quajti si vendin më demokratik në rajon.

“Po ju mungon thelbi Carl Bildt. Së pari, është në veri të Kosovës e jo “Kosova e Veriut”. E dyta, pse ta sjellim aplikacionin tonë në BE. Mos harroni se është Serbia ajo që po kërcënon Kosovën, e cila është më demokratikja në rajon, nga të gjitha indekset”, shkroi Zulfaj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *