KryesoreLajme

Këshilltarja e Kurtit i reagon ambasadorit gjerman: Serbia është ajo që po e refuzon dhe lufton nënshkrimin e marrëveshjes

Fëllanza Podrimja, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me një deklaratë të tij në “X”.

Ambasadori gjerman në një postim në “X” ku tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte, përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Tema këtë vit është dinamika e humbjes në politikë. A nuk përputhet kjo në mënyrë të përkryer me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë? Të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta siç është Bashkimi Evropian”, shkroi ambasadori Rohde.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

E këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja ka reaguar duke thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse, por që Serbia po e refuzon këtë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së BE-së me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton në çdo front”, ka shkruar ajo në “X”.

Lexo më shumë  Enigma/ Refuzon të mbrohet personalisht, mesazhi sekret i Ballukut
YouTube player