KryesoreLajme

Këshilltarja austriake thirrje BE-së për integrim të Kosovës dhe Shqipërisë

Këshilltarja e Qarkut dhe Këshilltarja lokale e BE-së, Kati Schneeberger, ka vizituar Tiranën në kuadër të fushatës BE37, si kërkesë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si përgjigje ndaj luftës së Ukrainës.

Ajo ka thënë se BE-ja ka vonuar vazhdimisht pranimin e anëtarësimit, teksa ka përmendur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, që duhet të bëhen në samitin e BE-së në qershor.

Ajo nuk arrin ta kuptojë se si qytetarët e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, të cilët janë solidarizuar me Ukrainën në këtë luftë të tmerrshme, ende po pengohen të integrohen në Evropën.

Lexo më shumë  U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve që shfaqën targat “Kosova është Serbi”

“Negociatat me Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë. Më në fund duhet të vijë liberalizimi i vizave për Kosovën. Fakti që qytetarët e Kosovës duhet të udhëtojnë në ambasadën austriake në Shkup për t’u lëshuar viza dhe se vizat jepen atje është shumë burokratike dhe e ngadaltë, shpesh me orë të tëra pritjeje në terren, duket veçanërisht e pakuptueshme dhe për të ardhur keq në epokën dixhitale”, ka thënë Katie Schneeberger.

Lexo më shumë  Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?

Edhe pse Parlamenti i BE-së është shprehur disa herë në favor të kësaj dhe Komisioni i BE-së ka bërë një rekomandim, fatkeqësisht, veçanërisht Franca po e bllokon atë. Pas zgjedhjeve në Francë, zgjerimi i BE-së duhet të bëhet sërish prioriteti numër një si përgjigje e BE-së ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Në kuadër të udhëtimit në Tiranë, Kati Schneeberger vizitoi rrugën e sapo riemëruar “Ukraina e Lirë” në Tiranë, përballë Ambasadës Ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *