Këshilltari i Zelenskyt: Delegacioni i Putinit aspak serioz, zhurmë për të justifikuar sulmet mbi vendin tonë
Rusia nuk është aspak serioze për bisedimet e paqes. Kështu është shprehur këshilltari i presidentit Ukrainës, Alexander Rodnyansky.
Ai tha se bisedimet synojnë të fusin në kurth perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushën e betejës. Ju nuk mund të kërkoni paqe dhe në të njëjtën kohë të bombardoni qytete në një shkallë të gjerë”, tha Rodnyansky.
Rruga Press