KryesoreLajme

Këshilltari i Kurtit: Kosova do t’i vendosë sanksione Rusisë

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, deklaroi se dhe Kosova pritet t’i vë sanksione Rusisë, pas sulmeve të nisura gjatë së enjtes.

Zulfaj deklaroi në DESK-un e KTV-së se Qeveria po e vëzhgon situatën e krijuar atje, ndërsa se cilat sanksione do të vendosen, pritet t’i kumtojë kryeministri Kurti.

Këshilltari i Kurtit deklaroi se dy qytetarë të Kosovës janë në pikën kufitare mes Ukrainës dhe Polonisë, duke pritur për t’u kthyer në vend.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Ajo çka jemi informuar është që janë dy shtetas që janë në pritje të pikës kufitare mes Ukrainës dhe Polonisë, ambasada është në kontakt me autoritetet që ata të sillen në shtëpi. S’ka dyshim, ne jemi vend i sigurt sepse kemi prezencën e KFOR-it. Janë diku 3700 ushtarë, ku 630 janë nga SHBA-ja. Jemi të rrethuar nga tri vende anëtare të NATO-s, kemi dhe një fqinj problematik si Serbia. Duke ditur tensionet mes dy shteteve, padyshim që ne kemi rritur vigjilencën dhe po e vështrojmë situatën me kujdes. Kryeministri ka zhvilluar takim sot me KFOR-in dhe ambasadorin Hovenier, dhe se po bashkëpunojmë me aleatët që të rritet vigjilenca”, deklaroi Zulfaj.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *