KryesoreLajme

Këshilltari i Kurtit: Do të aplikojmë në Këshillin e Evropës, 2/3 e votave i kemi të siguruara

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Zulfaj tha se Kosova i ka gjasat e mira dhe 2/3 e votave janë të siguruara.

“Do të aplikojmë. Mendoj se gjasat i kemi shumë të mira pas largimit të Federatës Ruse. 2/3 të vendeve të cilat do të duhej të votonin tashmë janë të siguruara, në kuptimin që kemi vende të cilat na njohin dhe bëjnë pjesë në kuadër të këtij grupi të 2/3”, tha ai, në Tv 1.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Reuten: Pas heqjes së masave, të procedohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim

Se a kanë pasur ndonjë konfirmim nga ndonjë shtet, Zulfaj u shpreh se ka shtete të fuqishme që do ndihmojnë, siç është Gjermania.

“Siç e patë edhe në vizitën që e kishim në Berlin, kancelari Scholz e përmendi edhe direkt përkrahjen për aplikacionin tonë në Këshillin e Evropës, që i bie, që do të kemi edhe shtete që do të na ndihmojnë, të fuqishme, sikurse Gjermania, që do të lobojnë në këtë drejtim”, tha ai.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *