Lajme

Kërkesat e paplotësuara/ Të verbrit në Durrës protestojnë përpara bashkisë

Kërkesat e të verbërve të Durrësit janë ende të paplotësuara.  Për të disatën herë me rradhë, ata protestuan përpara bashkisë së qytetit.

Trajtimi financiar është kërkëse kryesore që ata kanë.

“Sot jemi këtu përpara bashkisë për ta denoncuar Bashkinë e Durrësit për mosdhënien e kompensimit të energjisë elektrike. Me ligj ajo duhet të jepet çdo muaj. Përveç kësaj, ne jemi duke denoncuar edhe mosdhënien e shtesës së kompensimit të energjisë elektrike prej 6,480 lekë, që është për heqjen e fashës nga 2015-a. Në gjithë Shqipërinë vetëm të verbrit e Durrësit nuk e marrin këtë kompensim”, u shpreh Saimir Farrici, kreu i shoqatës “Shpresë për të verbërit”.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Sipas tyre, nevojitet vetëm të zbatohet ligji.

“Edhe udhëtimin ndërqytetas duhet ta kemi me gjysmë çmimi, është me ligj, por këtu nuk e zbaton asnjë. Kur shkoj në autobus më thotë se e ka privat, ndërsa kur ka marrë liçensën në bashki e ka të caktuar në ligj që duhet ta zbatojë, por askush se zbaton”, tha një prej tyre.

“Diskriminim” e quajnë ata heshtjen e bashkisë përballë thirrjeve të shpeshta të tyret për ndihmë.

“Nuk kemi pasur reagim nga bashkia e Durrësit. Ajo na konsideron ne si qytetarë të dorës së tretë, ose sikur nuk ekzistojmë fare. Nuk merr mundimin as për të na pritur, e jo më për të na zgjidhur hallet. Ne e ndjejmë veten shumë të diskriminuar nga bashkia”, theksoi Farrici.

Ndërsa u larguan edhe njëherë tjetër pa përgjigje nga pushteti lokal, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave deri në grevë urie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *