Lajme

Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Dritan Goxhajn

Në Gjykatën e Tiranës është shtyrë seanca për ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhaj për ndryshim mase.

Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj.

Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.

Lexo më shumë  Mbyllja e zyrës paralele tatimore në veri, Sveçla: Haraçi i mbledhur nga Serbia në Kosovë është i dënueshëm

Goxhaj u arrestuar rreth një muaj më parë në Tiranë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player