Bota

Kërcënon Kina: Nëse Tajvani shpall pavarësinë do të ketë luftë

Pekini “nuk do të hezitojë të fillojë një luftë pa marrë parasysh koston” nëse Tajvani shpall pavarësinë, tha ministri i mbrojtjes së Kinës, Wei Fenghe, gjatë një takimi me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, shkruan CNN.

Austin i bëri thirrje Kinës që të “përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese” në Tajvan , thuhet në një deklaratë të SHBA-së të lëshuar pas raundit të tyre të parë të bisedimeve.

Lexo më shumë  Në fjalimin e fundit si president Biden thotë se tani oligarkia “do të marri formë” në SHBA

Ministria e Jashtme e Tajvanit denoncoi pretendimet “absurde” të Kinës për sovranitet dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen.

“Tajvani nuk ka qenë kurrë nën juridiksionin e qeverisë kineze dhe populli i Tajvanit nuk do t’i nënshtrohet kërcënimeve të forcës nga qeveria kineze,” tha zëdhënësja e ministrisë Joanne Ou.

Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se Austin “ripohoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës Tajvanit, kundërshtimin e ndryshimeve të njëanshme të status quo-së dhe i bëri thirrje Kinës të përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese ndaj Tajvanit”.

Lexo më shumë  Raporti i këshilltarit special: Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e 2020, nëse nuk do të zgjidhej president

Tensionet mbi Tajvanin janë përshkallëzuar veçanërisht për shkak të rritjes së inkursioneve të avionëve kinezë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit (ADIZ). Presidenti Joe Biden tha gjatë një vizite në Japoni në maj se Uashingtoni do të mbronte ushtarakisht Tajvanin nëse sulmohej nga Kina.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *