Lajme

Kërcënohen banorët e “5 Majit”, qytetarët tregojnë mesazhin që u ka mbërritur në telefon

Banorët e rrugës “5 Maji” në Tiranë denoncuan mbërritjen e mesazheve kërcënuese nga Njësia 8 ku paralajmërohen me pasoja nëse nuk firmosin aktmarrëveshjen me bashkinë e Tiranës për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit. Tre muaj nga shembja e banesave të disa prej qytetarëve thonë se bashkia e Tiranës ende nuk u ka dhënë bonusin e qirasë ndryshe nga çfarë kishte premtuar.

Banorët e 5 Majit denoncuan se kanë marrë mesazhe kërcënuese pasi nuk kanë firmosur akt marrëveshjen e shpronësimit me bashkinë e Tiranës për t’i hapur kështu rrugë projektit të rindërtimit.

“Kemi 2 muaj që i presim, nuk vjen njeri të merret vesh. Tani më mirë mos vijnë fare, s’kanë punë fare me ne, të shohin punët e veta.”

“Këta duke llogaritur se janë të lidhur me njëri-tjetrin, janë vetëm për të vjedhur pronat e banorëve bëjnë mesazhe kërcënuese.”

“Çfarë institucioni është bashkia që na sjell mesazh sa zyrtar është ky mesazh që më shumë zyrtar duket se jemi ne banorët që kemi deklaruar dhe kemi shkëmbyer kërkesat dhe ankesat tona në mënyrë institucionale.”

Bashkia e Tiranës sipas tyre nuk ka mbajtur as premtimin për bonusin e qirasë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Janë shembur 12 shtëpi, ka 3 muaj që jemi rrugëve, as bonus. Un qëndroj me qira, vetë e kemi paguar deri tani. Kemi shkuar jemi interesuar te bashkia, do dalë sot, do dalë nesër bonusi.”

Disa nga të dëmtuarit nga tërmetet do të futen në banesat e reja para Vitit të Ri por banorët thonë se shumë familje të tjera të cilëve u është shembur shtëpia, kanë mbetur në rrugë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Kërkesa ime që të na fusin edhe ne te hyrjet që janë bërë.”

Qytetarët shprehen që për sa kohë që bashkia nuk reagon ndaj ankesave dhe nuk ka një tryezë diskutimi për kërkesat e tyre, nuk do të lejojnë zbatimin e projektit të rindërtimit./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *