Ky kërcënim që bën Këshilli Prokurorial është skandaloz
Shkruan Enver Robelli
Keshilli Prokurorial i Kosoves qenka kercenuar se do te nderpritet çdo bashkepunim nderinstitucional per shkak te deklaratave gjoja “linçuese” te qeverise. Ky kercenim i zoterinjve dhe zonjave prokurore eshte skandaloz, thene me se buti.
Jo vetem qeveria, por çdo qytetar i Kosoves kerkon PUNE, VEPRIM E ANGAZHIM te prokuroreve kunder korrupsionit, krimit e shkeljeve te tjera ligjore. Pra, nuk kemi te bejme me linçim.
Eshte raportuar se nje prokuror bashke me shefin e Agjencise se Inteligjences (AKI) kane “rekrutuar” dy punetore te AKI per te dhene deklarata te rrejshme ne nje proces gjyqesor. Nese kjo eshte e vertete, ky eshte MEGASKANDAL dhe ne shtete funksionale fajtoret do te arrestoheshin menjehere.
Keshilli Prokurorial duhet te pastroje radhet e veta nga elemente potencialisht kriminale dhe jo te merret me vajtime absurde. Dembelia dhe tolerimi i keqperdorimeve masive nuk mund te mbulohen me klithma per kinse presion nga qeveria.
Me kete antilogjike Keshilli Prokurorial neser mund te kerkoje nderprerjen e komunikimit edhe me shoqerine e Kosoves. Vetem rrogat duan t’i marrin, prej tyre nuk heqin dore. E rrogat e prokuroreve ne Kosove nuk jane te uleta!
Ashtu siç nuk mund te fshihen gazetaret e krimit te organizuar pas fjales se lire, ngjashem edhe prokuroret nuk mund te fshihen pas “ndarjes se pushteteve”, “pavaresise se sistemit gjyqesor” etj. Nese ka prokurore qe per hesape te politikaneve “gjejne” deshmitare te rrejshem, madje ne AKI, atehere kjo domethene se ekziston nje shtet paralel qe saboton funksionalitetin e shtetit.
Hetimi dhe ndriçimi i rastit te fundit eshte test per shtetin e Kosoves. Dhe ky hetim e ndriçim duhet te filloje qe sonte dhe te marre epilog para gjykates perkatese.
Ka mjaft hajdute e kriminele ne Kosove, bile ne AKI dhe ne prokurori kjo nuk duhet te tolerohet. I mbetet edhe opozites te deklarohet qarte ne favor te hetimit te pameshirshem te dyshimeve per rekurtim te deshmitareve te rrejshem.
Rruga Press