Gjeopolitikë

Kërcënimet e Rusisë, Ukraina dhe e ardhmja e Europës

Project Syndicate

Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë vendosja e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën? A do të japë presidenti rus Vladimir Putin urdhrin për të sulmuar  vendin në një përpjekje për të privuar një nga fqinjët e Rusisë – një shtet sovran dhe një anëtar i Organizatës të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Europës nga pavarësia dhe ta detyrojë atë të kthehet nën “strehën” e Kremlinit?

Ne ende nuk e dimë, por faktet tregojnë se lufta është shumë afër. Nëse kjo ndodh, pasojat për Europën do të ishin të mëdha duke vënë në pikëpyetje rendin dhe parimet europiane – heqja dorë nga dhuna, vetëvendosja, paprekshmëria e kufijve dhe integriteti territorial mbi të cilat Europa është bazuar që nga fundi i Luftë së Ftohtë.

Për shkak të agresionit të dhunshëm nga ana e Rusisë, Europa do të ndahej në dy pjesë: një “Europë ruse” në lindje dhe në Europa e Bashkimit Europian dhe NATO-s në pjesën perëndimore dhe qendrore të kontinentit.

Interesat perandorake do të viheshin sërish kundër atyre të demokracive që bashkëpunojnë nën një shtet të përbashkët të së drejtës. Gjithashtu do të humbiste besueshmëria e fjalëve, obligacioneve, angazhimeve dhe traktateve dhe do të rritej nevoja për vetëmbrojtje dhe riorganizim të plotë të marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjisë, raporton abcnews.al

Gjithashtu një riorganizim i marrëdhënieve ekonomike do të ishte i kushtueshëm për BE-në, nëse nuk do të kishte alternativë tjetër. Alternativa e vetme do të ishte nënshtrimi dhe heqja dorë e parimeve të Europës.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Në qendër të krizës aktuale është fakti se Rusia, në udhëheqjen e Putinit, është kthyer në një fuqi revizioniste. Jo vetëm që nuk është më e interesuar të ruajë status quo-në; ajo është e gatshme të kërcënojë dhe madje të përdorë forcën ushtarake për të ndryshuar status quo-në në favor të saj. Nëse Europa do t’i nënshtrohej këtyre impulseve perandorake, ajo do të tradhtonte vlerat e saj më themelore dhe do të duhej të hiqte dorë nga mënyra se si jetojnë dhe duan të jetojnë europianët.

Kjo do të nënkuptonte heqjen dorë nga i gjithë progresi në të cilin mbahet BE-ja. Pasojat janë të paimagjinueshme, dhe si rrjedhim të papranueshme. Kërkesat e Rusisë tregojnë saktësisht se çfarë është realisht në diskutim në konfliktin ukrainas, raporton abcnews.al

Putin dëshiron që NATO të heqë dora nga politika e dyerve të hapura jo vetëm në Europën Lindore, por edhe në Skandinavi. Kjo ka të bëjë për rikthimin  e perandorisë ruse dhe frikën ekzistenciale të Putin nga rënia dhe përhapja e demokracisë.  Ajo çfarë rrezikohet nga një luftë në Ukrainë është e drejta për vetëvendosje– privilegji i të gjitha vendeve sovrane për të zgjedhur aleancat e tyre.

Putin dëshiron dëshpërimisht të fshijë nga kujtesa poshtërimin e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe humbjen historike të Rusisë si një fuqi globale. Sipas tij, perandoria ruse duhet të ngrihet sërish.

Kjo aspiratë përfshin Europën, sepse Rusia nuk ka qenë kurrë një fuqi globale pa u bërë fillimisht një forcë hegjemoniste në Europë.

Sot, pavarësia e Ukrainës është e cënuar. Nesër do të jenë shtetet e tjera post-sovjetike; dhe pas kësaj pritet dominimi i Europës. Europianët që e dinë shumë mirë historinë e tyre duhet të jenë familjarizuar tashmë me një model të tillë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Duke pasur parasysh synimet e Putin, dikush pyet veten se çfarë po pret Europa. Çfarë presin europianët që të zgjohen nga gjumi?

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë një periudhë për të lënë mënjanë konfliktet e vogla, momenti është pikërisht tani. BE-ja duhet të mbledhë forcat nëse kërkon që parimet e saj  të mbijetojnë në një botë të rivalitetit të fuqive të mëdha dhe të rivalitetit gjeopolitik.

Këto parime po kërcënohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Por kush do ti mbrojë?

Sigurisht, rëndësia e garancisë së sigurisë së SHBA-së në Europë është e dukshme në rrethanat aktuale. Por nëse Nato do të vazhdojë të ekzistojë, vetë Europa duhet të bëhet më e fortë. Kjo do të kërkojë që Gjermania,  para së gjithash të rimendojë rolin e saj, pasi është dhe do të mbetet shteti më i madh anëtar i Europës ekonomikisht dhe demografikisht.

Duke pasur parasysh kërcënimet e sotme, a është me e rëndësishme premtimi i qeverisë për të shpenzuar të paktën 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen? Apo është tani më e rëndësishme që qeveria gjermane të lëshojë një deklaratë të qartë dhe pozitive për angazhimin e saj për mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve europiane?

Ky mesazh nuk do të keqkuptohej nga Kremlini, por koha nuk premton më./Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player