Bota

Kërcënimet e bëra nga Putini ndaj ukrainasve dhe shteteve tjera para se të niste sulmin

Para se të fillonte sulmin ndaj Ukrainës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti në orët e hershme të së enjtes në adresim televiziv, ku kërcënoi ukrainasit dhe po ashtu Perëndimin e çdo shtet që ndërhynë.

Ai ka thënë se Donetzku dhe Luhansku, dy rajone separatiste të Ukrainës të cilat i njohu Rusia të hënën, “kanë kërkuar ndihmë nga Rusia”.

Ai ka thënë se për t’iu përgjigjur këtyre thirrjeve ka lansuar një operacion special ushtarak.

E qëllimi thotë se është të “demilitarizojë” dhe “denazifikojë” Ukrainën.

Lexo më shumë  Ukraina rifiton kontrollin e zonave në vijën e frontit në juglindje dhe lindje të vendit

Brenda pak minutave nisën bombardimet ruse në Ukrainë.

“Veprimet tona janë vetëmbrojtje kundër rrezikut”, ka thënë Putin, duke thënë se Moska nuk e ka plan ta pushtojë Ukrainën.

Putin ka thënë se synimi i tij është për të shpëtuar jetët e qytetarëve në Donbas që po përjetojnë gjenocid.

Ai ka thënë se NATO përkrah neo-Nazistës ukrainas.

“NATO përkrah neo-Nazistët ukrainas. Veprimet tona janë për vetëmbrojtje”, tha Putin.

Ai më pas u bëri thirrje ukrainasve që të dorëzohen.

“Ju bëjë thirrje të lini armët dhe të shkoni në shtëpi”, tha Putin.

Me një ton të ashpër ai më pas kërcënoi SHBA-në, Evropën dhe NATO-n.

Lexo më shumë  Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë

“Kushdo që tenton të na ndërhyjë ne, edhe më tepër, të krijojë kërcënim për shtetin tonë, për njerëzit tonë, do të përballet me reagim të menjëhershëm të Rusisë dhe do të çojë te pasoja që kurrë nuk keni përjetuar në histori. Ne jemi të gatshëm për çdo zhvillim të mundshëm. Gjitha vendimet e nevojshme janë marrë”, ka thënë Putin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *