Lajme

“Kërcënim serioz për stabilitetin e saj”, KASH reagon për situatën e tensionuar në Bosnje (Thirrja për NATO-n)

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me anë të një deklarate të përbashkët theksojnë se Bashkimi Europian dhe NATO nuk mund të heshtin mbi atë se çfarë po ndodh në Bosnje Hercegovinë.

Më tej në reagim theksohet se polarizimet e skajshme etnike dhe tensionet në rritje, të nxitura nga, politikat konfliktuale e jo-integruese si dhe veprimet provokative të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe minojnë stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen se vendet e BE-së dhe të NATO-s duhet të parandalojnë me vendosmëri çdo aksion që përmes faktit të kryer synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Reagimi i plotë:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit politike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Polarizimet e skajshme etnike dhe tensionet në rritje, të nxitura nga retorika toksike, politikat konfliktuale e jo-integruese si dhe veprimet provokative të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe minojnë stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në Bosnje-Hercegovinë është shpërfaqur episodi më tragjik i historisë së përgjakshme të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, të shkaktuar nga politikat hegjemoniste dhe genocidit të Serbisë së Millosheviçit. Faktet historike nuk munden dhe nuk duhet të heshten.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se tolerimi i politikave separatiste dhe gjuhës së urrejtjes rrezikon seriozisht përsëritjen e skenarëve të errëta të viteve 90′ në Ballkan.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Vendet e BE-së dhe të NATO-s duhet të parandalojnë me vendosmëri dhe njëzëri çdo aksion që përmes faktit të kryer synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke rrezikuar kështu vetë perimetrin e sigurisë së NATO-s dhe BE-së.

Përgjumja dhe heshtja e vendeve të mëdha demokratike ndaj veprimeve që minojnë proceset e paqes dhe bashkëjetesës multietnike në rajon, rrezikojnë imazhin dhe levën e pazëvendësueshme që këta faktorë kanë për mbizotërimin e orientimit strategjik euro-atlantik.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën gjithashtu thirrje udhëheqësve politikë të vendeve të rajonit që të kundërshtojnë haptazi dhe pa ekuivoke çdo tendencë për minimin e funksionalitetit dhe integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

E ardhmja e rajonit tonë nuk qëndron në ndarjet etnike, por në bashkëjetesën ndër-etnike dhe integrimit Euro-Atlantike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *