Lajme

Keqpërdorime me shpronësime, ministri Murati- akuza ndaj ish Qeverisë Haradinaj

Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati sërish ka hedhur kritika për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se më 17 dhjetor 2019 kishte marrë vendim që tokën që AKP e kishte privatizuar për 6 euro ta shpronësojë për 7,500 euro/ari.

Murati në një postim në Facebook shkruan se sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000, e që sipas tij, nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

Lexoni të plotë postimin e ministrit Murati:

Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njëjtën tokë ta shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit).

Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro.

Lexo më shumë  Qeveria Kurti ndan pagën e 13-të

Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë.

Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera. Krejt çka nevojitet është veprimi i prokurorisë dhe organeve të rendit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *