Kenianët po ndihmojnë botën të mashtrojë
Nëse një student në Londër ose Nju Jork shkon në internet për të paguar dikë për të bërë esenë e tij, shanset janë të mëdha, që puna të bëhet nga një person nga Kenia.
BBC Trending raporton nga Nairobi mbi shkrimtarët fantazmë që ndihmojnë të huajt të mashtrojnë.
Kennedy dikur punonte si mësues, por gjatë pesë viteve të fundit ai e ka ndryshuar krejtësisht jetën e tij. ” Shkruaj shkrime akademike,” thotë ai.
Ai është pjesë e një industrie globale online, e cila po lulëzon në Kenia.
Por atë që Kennedy dhe shumë kenianë të tjerë e quajnë “shkrim akademik”, pjesa tjetër e botës e quan mashtrim.
Nëse jeni student o një nxënës dhe ju duhet të bëni një ese të vështirë, mos u shqetësoni, sepse Kennedy dhe ekipi i tij i shkrimtarëve do ta shkruajnë atë për ju, kundrejt një pagese normalisht..
Ju pastaj e dorëzoni projektin e bëni sikur është puna juaj dhe shpresoni që të mos ‘kapeni’.
Studiuesit që analizojnë “mashtrimet me kontrata” thonë se Kenia është një qendër kryesore.
Arsyet janë të thjeshta: Kenia është një vend që flet anglisht me sistem arsimor të mirë ku shpesh ka mundësi të dobëta ekonomike, veçanërisht për të rinjtë.
Kennedy, 30 vjeç fiton rreth 150,000 shilinga kenianë (rreth 1000 £ ose 1360 dollarë) më shumë se paga mesatare. /oranews/
Rruga Press