Lajme

Keni zgjedhur të bëni pushime në shtator? Si do të jetë moti në vijim…

Ndonëse jemi pranë nisjes së vjeshtës, shumë familje që kanë zgjedhur që të pushojnë javët e para të muajit shtator, janë të interesuar që të dinë se si do të jetë moti për ditët në vijim.

Në një lidhje skype për ‘News 24’ meteorologia ‘MeteoAlb”, Lajda Porja pohoi se këto ditë do të jenë ideale për pushime, ku temperaturat do të variojnë nga 29 deri në 31 gradë.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Po ashtu ajo theksoi se “ulja e temperaturave ndihet kryesisht mëngjeseve, ku në disa zona termometri shkon deri në 16 gradë celsius.

Siç e kemi vënë re ka pasur rënie të temperaturave që janë përjetuar gjatë gushtit.

Mëngjesi i sotëm ka qenë i freskët. Maksimalja pritet të jetë deri në 30 gradë. Nuk kemi luajtje të ndjeshme të temperaturave. Deri në ditën e premte temperaturat të jene 31-32 gradë. Mëngjeset do të jenë të freskëta.

Në pjesën e dytë të ditës do të kemi erë, duke nisur nga nesër, ndërsa deti do të jetë me dallgë. Meqë të mërkurën futemi në stinën e vjeshtës, temperaturat do të jenë deri në 31 gradë. Moti parashikohet që të jetë i qëndrueshëm.

Nuk parashikohet që deri në fundjavë do të ketë reshje. Në vlerat 29-30 gradë, është formë ideale për të pushuar për të gjithë ata që kanë zgjedhur shtatorin.”, tha Porja.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *