Lajme

Keni shumë ftohtë tani? Më e keqja nuk ka ardhur ende. Merrni masa urgjentisht!

I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i ftohte me temperature që në pjesën më të madhe të Shqipërisë kanë zbritur nën zero. Në Tiranë, temperaturat gjatë mesditës së të shtunës janë 4-5 gradë Celsius megjithatë për shkak të erës dhe lagështirës ndjehet si 2-3 gradë Celsius.

Temperaturat më të ulta janë aktualisht në pjesën veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të vendit, ndërsa situata pritet të përkeqësohet me kalimin e kohës edhe në pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Peci: Po hartohet plan për zhvillimin e Liqenit Akumulues të Mitrovicës

Sipas Meteoalb, temperaturat do të ulen edhe më tepër gjatë ditës së nesërme dhe të hënën duke arritur në vende si Bulqiza apo Librazhdi në -20 deri -23 gradë Celsius.

Ndërkohë, gjatë të dielës,të hënës dhe të martës, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të përballet me temperaturë ekstreme si -5 deri -6 gradë Celsius.

Në këto kushte, autoritetet shtetërore kanë kërkuar nga qytetarët që të marrin masa sa i përket qarkullimit me kujdes dhe me zinxhirë në rrugë; të mos lëvizin pa patur një arsye të fortë; të kujdesen që të mos ngrijë tubacioni i ujit të pijshëm, etj. Sa i përket makinave, kërkohet kontrolli i antifrizës si edhe i gomave për të lëvizur sa më sigurt në rrugë./abcnews.al

Lexo më shumë  Emigracioni nuk ndalet, raporti i BERZH-it: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë në tre dekada

Rruga Press

YouTube player