KryesoreLajme

Kemi bashkëpunim substancial me ShBA-në në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit, por kemi disa dallime në atë të diplomacisë, shumë shpesh në raport me Serbinë dhe strukturat ilegale

Pas pezullimit të Dialogut Strategjik të planifikuar nga ShBA-ja me Kosovën, kryeministri Albin Kurti është deklaruar duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për pezullim të një dialogu të nisur më parë, por të një dialog të planifikuar dhe se nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Amerikën.

“Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun strategjik e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”- tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 19.09.2025.

Kurti tha se nuk janë prishur me Amerikën, por kanë disa dallime në fushën e diplomacisë.

Ai shtoi se opozitarët po e stërzmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë me Qeverinë amerikane, duke shtuar se “nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit.”

Lexo më shumë  Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e vendit

Ai tha se i siguron qytetarët se Qeveria i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane. 

“Përgjatë mandatit tonë jemi munduar që raportet dhe partneriteti ynë me ShBA-në të focohet në tri shtylla kryesore: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në shtyllën e diplomacisë i kemi disa dallime dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale në Kosovë”- shtoi ai.

Kurti tha se me Amerikën pajtohen për vlerat, interesat dhe qëllimet, por nganjëherë jo edhe për çështje operacionale dhe taktike. 

“Megjithëkëto vështirësi në këtë shtyllë (atë të Diplomacisë), padyshim që ka ka ecje substanciale në dy shtyllat tjera, atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit. Bashkëpunimi ushtarak po vijon, me ç’rast blerja e pajisjeve dhe municioneve me administatën aktuale po shkon edhe më mirë. Kurse në shtyllën e zhvillimit, Qeveria jonë hoqi tarifën 10 përqind për produktet  me origjinë nga SHBA, e administrata e re atje vazhdoi programin e MCC-së për Kosovën”- shtoi ai.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Kurti tha se raportet, marrëdhëniet dhe lidhjet mes Kosovës dhe ShBA dhe dy popujve janë të thella dhe i tejkalojnë Qeveritë. 

“Ato janë ndërtuar mbi një histori të gjatë dhe me themele të forta të bazuara mbi vlera të përbashkëta dhe  arrijte të rëndësishme. Jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm që është i rregullt do e bëjë të mundur të shkojmë përpara së bashku”- përfundoi ai.

Rruga Press

YouTube player