Lajme

Këlliçin e presin banorët në Sauk, mes tyre edhe anëtarë të PS-së

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin, me banorët në zonën e Saukut. Kelliçi tha se korrupsioni në Bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe skolla, apo shërbime të tjera bazike.

“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Velinë, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”-u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi më tej, se aktualisht panorama që paraqitet në televizior, është ajo e një Tirane pa kulla, me ujë 24 orë, apo me shkolla e çerdhe. Por në fakt, sipas Belind Këlliçit, sot Tirana është një qytet ku ka probleme me infrastrukturën, ujin e pishëm, shkollat, çerdhet, kopshtet, etj. 

“Shihni shpesh herë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, pa kulla që e mbysin, shihni projeketet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash”- u shpreh Belind Këlliçi.

Teksa kundërshtari nuk ka as bilanc dhe as program, Belind Këlliçi u shpreh se plani i tij për Tiranën po sulmohet dhe kritikohet, për shkak se të gjitha parashikimet, janë me kosto të ulët.

Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”.

Belind Këlliçi foli edhe në Sauk për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës. 

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazëm, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit.

Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se i ka marrë frymën biznesit të vogël e të mesëm me taksa, ndërsa u angazhua që pas 14 majit ato të ulen apo zerohen. 

“Nuk thotë dot asnjë fjalë, thotë ku do t`i gjejë lekët. Unë kam propozuar një paketë për biznesin e vogël e të mesëm, për uljen e taksave dhe tarifave. Asnjë fjalë nuk thotë dot, asnjë fjalë, nuk e koncepton dot ai në llogjikën e vet. I ka 10-fishuar taksat. Ja ka nxirë jetën biznesit të vogël, Ja ka marrë frymën biznesit të vogël. Për hapësirën publike i ka marrë shpirtin bareve e lokaleve. Dhe ndërkohë unë kam premtuar gjysmën e tarifës”.

Një tjetër angazhim është ai për oazet e gjelbërta. Belind Këlliçi u shpreh se ato do të ndikojnë në rritjen e jetës komunitare.

“Nga ana tjetër kam premtuar oazet e gjelbërat për lagjet, për ata që jetojnë në lagje e Tiranës me 200 metra katror me bë një kënd pushimi me stola, me pemë, me ndenjtë, qoftë mosha e tretë, qoftë të rinjtë, qoftë me nxjerr fëmijët, qoftë me pas një jetë komuniteti. Unë jam një fëmijë që jam rritur në vitet 1990. Jam rritur duke luajtur top në lagje, si të gjithë ata që janë brezi im. Sot është e tmerrshme. Një pjesë e madhe e prindërve kanë probleme me fëmijët e tyre për shkak se nuk janë socialË. Nuk dinë të lozin, rrinë gjithë ditën o në tabletë o në lokal. Dhe kjo nuk është normale, kjo që po i bëhet Tiranës. Jam në këtë betejë për një qytet normal”-tha Belind Këlliçi.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Plani me 5 pika i Belind Këlliçit duket se është mirëpritur nga qytetarët, madje edhe nga ata që në 30 vjet kanë votuar PS. Një i moshuar, tregoi historinë e tij, duke u shprehur se është socialist, por për shkak të programit bindës të Belind Këlliçit ka zgjedhur të votojë për transportin publik falas, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të mbështesin kandidatin e opozitës në 14 maj.

“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Kam ardhur këtu me ballin lartë, kur i thonë llafit, nuk kam ardhur këtu me pishman se po vij këtu. Sepse programi dhe modeli që keni paraqitur ju z.Këlliçi, na ka bind neve që ne të vijmë këtu te kjo forcë politike. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot. është tepër bindës. Je i vetmi person, i vetmi politikan në këtë moshë, që nuk je përfolur për asnjë aferë korruptive. Për këtë arsye të gjithë ju të nderuar pejsëmarrës, duhet t’i vëmë gishtin kokës, të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, ku kemi shokë edhe miq, se në qoftë se fiton ai tjetri, kuptohet se çfarë na pret”-u shprehën disa qytetarë.

Belind Këlliçi si dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, u bënë thirrje banorëve të Saukut, të mbështesin ndryshimin në zgjedhjet e 14 majit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *