Lajme

Këlliçi “zë ngushtë” administratoren e inceneratorit të Tiranës: 804 milionë lekë për udhëtime në pandemi?

Ariola Kodra, administratore e kompanisë “Integrated Energy”, që sot ka në pronësi inceneratorin e Tiranës është “gozhduar” me pyetje nga deputetët e opozitës. Deputeti Belind Këlliçi e ka pyetur duke nisur nga takimi i kësaj të fundit me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin deri te udhëtimet e punonjësve jashtë vendit.

E pyetur nga deputeti Belind Këlliçi, nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, administratorja Kodra ka thënë se “marrëdhënia e punës është mbajtur përmes punonjësve të shoqërisë”.

Diskutimi në mbledhjen e komisionit:

Këllici: Me Mërtirin dhe Zoton s’keni pasur kontakte të drejtpërdrejta?

Kodra: Kontakt aktualisht nuk kam, në këto momente nuk kam.

Këlliçi: Kur jeni takuar me ta?

Kodra: Ju përgjigja kësaj pyetje s’është e nevojshme t’i rikthehemi. S’e kam të memorizuar kohën se kur jam takuar dhe kur kam folur me këta zotërinj.

Lexo më shumë  Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë në rajon

Këlliçi: Nëse dalin audio e video, ju mbani përgjegjësi penale.

Kodra: Nuk thashë se nuk jam takuar, por nuk mbaj mend kohën.

Këlliçi: Klodian Zoto rezulton aksioner i shoqërisë.

Kodra: Zoto nuk është aksioner.

Këllici: Për cilat shërbime janë paguar Gugallja dhe Zoto?

Kodra: Zoto nuk është aksioner i integrated energji

Këllici: Kontratat a mund të na i vini në dispozicion?

Kodra: Po

Këlliçi: Plani i shpenzimeve për inceneratorin e Tiranës. Për blerje biletash 804 milionë lekë të vjetra?

Kodra: Shifrën e saktë s’e kam parasysh, nuk di t’i referohem asaj shumë që përmendi. Punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme… për të takuar kontraktorë.

Lexo më shumë  Kurti flet për masat e Vuçiqit ndaj Kosovës: Akt i dëshpërimit dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja

Këllici: Kjo shumë 804 milionë lekë është shpenzuar për të kontaktuar kontraktorë të ndryshëm janshtë Shqipërisë, e konfirmoni?

Kodra:: Po janë bërë për të takuar kontraktorë… Kanë udhëtuar për takuar kontraktorë që do marrin pjesë për ndërtimin e impjanteve. Të gjitha pajisjet e impanteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë vendit.

Këllici: A jeni në dijeni që në 16 muajt e fundit bota ka qenë në një situatë pandemia globale dhe se të gjitha udhëtimet kanë qenë të kufizuara gjatë pandemisë?

Kodra:: Unë nuk përcaktova afate udhëtimesh.

Këllici: I qëndroni faktit që jeni emëruar administratore në 15.03. 2019?

Kodra: Po

Këllici: Allqi Bllako është paguar me 150 milionë lekë të vjetra?

Kodra: S’mbaj mend të gjitha pagat e punonjësve të shoqërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *