Lajme

Këlliçi: Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës vazhdojnë, drejtorët e 5D-së po bëjnë burg në vend të Erion Veliajt

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë, do vuajnë pasojat e Erion Veliajt edhe të titullarëve të tjerë të lartë siç po vuajnë sot, tre drejtorë kyç të bashkisë Tiranë, që po bëjnë burg në vend të kryebashkiaut.

Këlliçi u shpreh se ne na intereson pak se çfarë ndodh me ekipin dhe fatin individual të tyre, edhe pse burgu nuk i urohet askujt, por ata që kanë shkelur ligjin do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe kjo është çështje politike, ekonomike dhe antivlerës që do të thotë se nuk ka njeri në Tiranë që nuk e di se ti ke një kryetar bashkie, hajdut, mashtrues i cili vjedh çdo ditë.

Belind Këlliçi: “Kam përshtypje se këtu të gjithë punonjësit e thjeshtë, përfshirë këtu edhe sanitare edhe roje objekti, ku mund të jenë njerëzit me pozicione më të thjeshta zyrtare, në bashkinë Tiranë, këta do vuajnë pasojat e Velisë edhe të titullarëve të tjerë të lartë.

Siç po vuajnë sot, tre drejtorë kyç të bashkisë Tiranë, që janë në burg dhe po bëjnë burgun që mos ta bëjë Veliaj, me porosi e urdhër të tij dhe këtë e kam thënë që para se ata të binin brenda, që para se ata të shkonin drejt qelisë për aferat korruptive.

E kam thënë që këtu do bëhen ‘koka turku’ i gjithë stafi, të gjithë drejtorët dhe Veliaj mbase do jetë i vetmi kryetar bashkie që do mbetet në këmbë pa drejtorë fare, vetëm që ai të mos shkojë para drejtësisë, sepse faturën e tij do e pagujnë të tjerët.

Në fund të ditës, ne na interson pak se çfarë ndodh me ekipin dhe fatin individual të tyre, edhe pse burgu nuk i urohet askujt, por ata që kanë shkelur ligjin do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe kjo është çështje politike, ekonomike dhe antivlerës që do të thotë se nuk ka njeri në Tiranë që nuk e di se ti ke një kryetar bashkie, hajdut, mashtrues i cili vjedh çdo ditë.

Tani që jemi këtu, po vidhen 80 mijë euro për një incinerator që nuk ekziston, do vidhen 200 milionë lekë për lyerjen e një kopështi, 400 milion euro për një mensë dhe këto janë vjedhje galopante ku ti çdo ditë e ke në mediat e kapura të pushtetit, e servisin si një njeri që del e jep mend, sikur po e çon Shqipërinë përpara.

Të gjitha problemet që ka, të gjitha veset që ka Rama nuk ka njeri që nuk e njeh që nga rinia e tij që nuk i di të vërtetat e tij, bënte sikur ishte në hall, ishte sa dilte e viktimizohej”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci e komandant Jashari takohen me Kasanofin në Departamentin e Shtetit, diskutojnë për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike
YouTube player