Lajme

Këlliçi: Rama, kryehajduti i inceneratorëve. Erion Veliaj, nuk ta falim gjakun e Ardit Gjoklajt

Deputeti Belind Këlliçi u shpreh në protestën që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se Edi Rama mund ta mbajë Aleksandar Vuçiç si mik personal, por nuk mund ta shesi si mikun e shqiptarëve.

“Edi Rama sot do të jetë duke darkuar me vëllain e tij Vuçiç, ndërkohë që duhej të ishte këtu t´i kërkonte falje shqiptarëve që i ka vjedhur e varfëruar, që i ka detyruar të largohen nga Shqipëria.

Rama, ke hequr këpurdhën nga Kryeministria, por po ta themi ne nuk kemi punë me këpurdhat, por me ty, ti je hajduti i shqiptarëve, ti je ai që i vrave shpresën shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Lexo më shumë  Orav: Ligji për të Huajt frymëzim për BE-në dhe dinamika të reja për Kosovë

Ai u shpreh se më në fund PD iu rikthye shesheve të protestave dhe do të ringrihet shumë shpejt atje ku i takon, në drejtimin e Qeverisë.

“Open Ballkan është një projekt që s´ka lidhje me rrugën e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Ne mbështesim procesin e Berlinit dhe jo paktet Rama-Vuçiç”, tha Këlliçi.

Duke folur për aferën e inceneratorëve, ai kërkoi nga SPAK që ti shkojë deri në fund hetimeve, pasi kryehajduti është Edi Rama.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

“Dy fjalë kam edhe për Erion Veliajn: nuk ta falim gjakun e Ardit Gjoklajt, pasi mbi gjakun e tij nisi edhe afera e inceneratorit të Tiranës. Do të përgjigjesh deri në një para drejtësisë për atë krim”, tha Këlliçi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *