KryesoreLajme

Këlliçi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Arben Malokut. Bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka shpërndarë një mesazh të fortë për gjendjen e rëndë të infrastrukturës dhe kushteve sociale në zonën e Kasallës.

Ai ka theksuar pamundësinë e ofrimit të kushteve minimale për arsim dhe shëndetësi, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe liderët e saj, Edi Ramën dhe Arben Malokun.

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar

Sipas Këlliçit, kjo situatë është një pasqyrë e asaj që ai e quan “pasaporta shqiptare e vitit 2025”, ku fëmijët rriten dhe arsimohen në kushte skandaloze.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e 11 majit për të ndëshkuar qeverinë me votë dhe për të sjellë ndryshimin e nevojshëm në këtë realitet.

Postimi i plotë:

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Arben Malokut.

Kjo është gjendja në Kasallë, ngjitur me shkollën.

Bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.

Kjo është pasaporta shqiptare e vitit 2025, ku fëmijët rriten dhe shkollohen në gjendje skandaloze, rruga mungon dhe ambulanca e fshatit është në mjerim.

Ka një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj batërdie.

Më 11 maj, të ndëshkojmë Edi Ramën me votë dhe të sjellim ndryshimin!

Rruga Press

YouTube player