Argument

KEDS-i demanton raportimet se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike më 28 dhjetor

Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS-i ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor 2025, në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Përmes një njoftimi, KEDS-i bënë të ditur se do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin.

Lexo më shumë  Qoku: Prania e Konjufcës në Shkup rikonfirmon vizionin për një politikë parimore dhe në shërbim të shqiptarëve

“Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme, do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale, ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit, kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në njoftim.

KEDS-i thekson se mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor.

Me këtë njoftim, KEDS-i ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave se zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë “janë në rrezik”, për shkak se sipas tyre, “KEDS-i nuk garantonte furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit”. Pas këtij njoftimi, këto raportime bien poshtë si pjesë e një propagande mediatike zgjedhore.

Rruga Press

YouTube player