KryesoreLajme

Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij të dhëna në një intervistë për “Hard Talk” të BBC-së.

Kearns ka thënë se Vuçiqi po e mohon luftën e Serbisë në Ballkan dhe se ky mohim është sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve. 

“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns në platformën “X”, derisa ka ndarë një pjesë të intervistës së Vuçiqit. 

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë

Ajo tutje ka thënë se mohimi i krimeve tregohet përmes falsifikimit të historisë. 

“Mohimi është vazhdimësi e vetë krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, ka thënë ajo. 

Gjatë intervistës, Vuçiqi është pyetur se a ka ndryshuar vizioni për  “Serbinë e Madhe” që para disa dekadash çoi në “luftë, humbje të tmerrshme jetësh e krime lufte”. Ai u përgjigj duke thënë se nuk pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për gjërat e këqija që kanë ndodhur.

Lexo më shumë  Protesta 3-ditore për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët paraqiten në dyert e SPAK: Kërkojmë pronat tona

“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, ka thënë ai.

YouTube player