KryesoreLajme

Kearns për letrën dërguar Borrellit dhe Lajçakut: Është koha që BE-ja të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Një letër ku kërkohet heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, i është dërguar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Kjo letër është nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike.

Në mesin e nënshkrueseve është edhe deputetja britanike Alicia Kearns.

Kearns ka reaguar në “X” duke thënë se në këtë letër kërkohet gjithashtu edhe hetim i plotë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që kur militantët e armatosur rëndë të udhëhequr nga ish-zëvendës presidenti i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, vranë një zyrtar policor kosovar dhe sulmuan Banjskën. Sasia dhe lloji i armatimit sugjeron mbështetje nga shteti serb. Ne kemi nevojë për një hetim zyrtar me rezultate publike”, ka shkruar Kearns në “X”.

Lexo më shumë  Pretendoi se u keqtrajtua nga policët në Leposaviq, kamerat e përgënjeshtrojnë

Deputetja britanike tutje shton se Milan Radoiçiq ka pranuar sulmin dhe se i njëjti duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjykimin.

“Nuk ka asnjë justifikim që Serbia të mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre”, shprehet Kearns.

Deputetja ka falënderuar kryesuesit që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për të nxitur BE-në që më në fund të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Lexo më shumë  Rusia shkatërron impiantin energjetik të Kharkivit, Mbretëria e Bashkuar premton mbështetje emergjente

“Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja aktualisht mungojnë”, tha ajo.

YouTube player