Lajme

Kearns për letrën dërguar BE-së dhe SHBA-së: Të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, njëkohësisht edhe Deputete e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Kearns ka thënë se ekziston nevoja për diplomaci parandaluese.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Ka shtuar se duhet të ketë ekuilibër në marrëdhëniet e tyre me dy vendet, në mënyrë që sipas saj, të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

“10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen tonë ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, ka shkruar ajo.

Në letrën e dërguar ata kanë bërë thirrje të reagohet ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Këtë letër e ka nënshkruar edhe kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth nga radhët e SPD-së dhe senatori amerikan Bob Menedez.

Në këtë letër janë nënshkruar edhe kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Britanisë e Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë dhe Lituanisë.

Është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të merren mësime nga e kaluara dhe të mos ndiqet politikë ku qendër në Ballkan është Beogradi.

Rruga Press

YouTube player