Lajme

Kë njihni si kryetar të PD? Celibashi: Kam opinionin tim, institucionalisht s’flas

Ilirjan Celibashi: Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momentin që do të fillojë procesi i regjistrimit të partive, ju do të merrni dijeni mbi partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Natyrshëm unë mund të them dicka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player