KryesoreLajme

KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se Komisioni Evropian po përgatit plane për të hequr një pjesë të masave ndaj Kosovës, konkretisht rreth 50 për qind të tyre, çka në aspektin financiar nënkupton lirimin e rreth 200 milionë eurove nga fondet që aktualisht janë të suspenduara. Ky vlerësim i BE-së është bërë i mundur pas transferimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës dhe pritet të përfshihet edhe në konkluzionet që ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë dhe mund të miratojnë të martën në Bruksel, në kuadër të debatit për procesin e zgjerimit.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Në draftin e konkluzioneve thuhet se Këshilli i BE-së përsërit qëndrimet e mëparshme dhe përshëndet heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, megjithëse formulimi nuk jep sqarime të qarta për afatet dhe mënyrën e heqjes së tyre. Burime diplomatike sqarojnë se edhe pse Këshilli ka dhënë pëlqimin politik, vendimi praktik për heqjen e masave i takon Komisionit Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë