Lajme

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

Edhe sot, kompania KAYO e Ardi Veliut, ka refuzuar të zbatojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, pasi nuk ka lejuar që gazetarët të futen në godinën e Panorama Group.

KAYO dhe policia ushtarake kanë mbyllur portën që duke mos lejuar drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës në godinën e Panoramës, duke e mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Lexo më shumë  Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, Kurti: Pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë

Me një vendim të dy ditëve më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që godina e Panorama të lirohet nga KAYO dhe policia ushtarake, si edhe të lejohen gazetarët të futen brenda ambienteve për të bërë punën e tyre, por kompania që mban uzurpuar ndërtesën refuzon.

YouTube player
YouTube player

Lexo më shumë  Paradoksi/ Ekonomia rritet, por punësimi tkurret me 20 mijë persona në Shqipëri