Bota

Katër të vdekur nga bombardimet pranë Kharkiv, mes tyre dy fëmijë

Një bombardim gjatë natës nga forcat e armatosura ruse goditi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona,  përfshirë dy fëmijë. Kjo është raportuar nga BBC, duke cituar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

Sulmi goditi fshatin Slobozhanske në juglindje të vendit. Urgjenca shtetërore bëri të ditur gjithashtu se nga sulmi është plagosur një vajzë 5-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *