Sport

Katër shqiptarë në ekipin e Zvicrës për ndeshjen ndaj Serbisë

Katër shqiptarë Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri e Albian Hajdari janë ftuar nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet e nëntorit.

Zvicra do t’i luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve kundër Serbisë më 15 nëntor në Letzigrund dhe ndaj Spanjës më 18 nëntor në Tenerife.

Mesfushori i Leverkusenit, Xhaka, do t’i udhëheqë “helvetikët” si kapiten.

Jashari e Zeqiri po kalojnë formë të mirë në Belgjikë, te Club Brugge respektivisht Standard Liege.

E mbrojtësi Hajdari është pikë referente e Luganos këtë sezon.

Zvicra është e fundit me një pikë në Grupin 4 të Ligës A. Serbia është e treta me katër pikë.

Spanja i prin tabelës me 10 pikë, derisa Danimarka ka shtatë.  

Rruga Press

YouTube player