Katër policë u lënduan gjatë arrestimit të aktivistëve të PSD-së
Gjatë arrestimit të aktivistëve të PSD-së gjatë së hënës, katër zyrtarë policorë janë lënduar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit policor, nga 13 sa janë arrestuar, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje e të tjerëve u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.
PSD-ja të hënën protestoi në zyrat në ZRRE-së për shkak të çmimit të energjisë elektrike.
Rruga Press