Lajme

Katër muaj pa rrogë. Punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë

Punonjësit e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të enjteje. Ata kanë katër muaj pa marrë pagat.

Inceneratori është sekuestruar nga SPAK për shkak të hetimeve dhe është vendosur një administrator nga shteti. Ky ndryshim ka lënë katër muaj pa paga punonjësit.

Ata thonë se janë gënjyer përsëri, pasi dje ishte afati i fundit që iu ishte thënë se do të likuidoheshin. Punonjësit kanë bllokuar hyrjen e inceneratorit dhe nuk lejojnë që të futen mjetet me mbetje, ndërsa thonë se protesta do të vazhdojë.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat. Nuk thotë njeri nuk ka lekë. Na gënjyen prapë. Të mërkurën tha ai do t’ju likuidojmë. Dita e fundit ishte dje. Ndërsa dje telefonat janë mbyllur”, thotë një prej tyre.

Prej disa muajsh SPAK ka nisur hetimet për kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve në vend.

Të arrestuar dhe në hetim për impiantin e mbetjeve në Fier janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë, Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi. Ish zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Referuar hetimit, ata i kanë paraqitur dokumente të falsifikuara qeverisë për shpronësimin e truallit ku u ndërtua inceneratori duke shkaktuar një dëm afro 16 milionë lekësh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *