Lajme

Katër ditë pas vizitës me kancelarin Scholz, Sarrazin flet për Ballkanin

Edhe pse nuk është se u pa shumë, por megjithatë, ishte prezent. Ky është emisari special i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sarrazin, me një postim në rrjetet sociale, deklaroi se rajoni i Ballkanit perëndimor është shumë i rëndësishëm për vetë Evropën.

“Nëse e shikoni me maturi, Ballkani perëndimor është një rajon kyç për të ardhmen e Bashkimit Europian”, deklaroi Sarrazin, vetëm katër ditë pas vizitës së tij në rajon.

Sarrazin ishte bashkë me kancelarin Scholz në vendet e Ballkanit perëndimor.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ky i fundit gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi, tha se njohja reciproke mes dy vendeve është thelbi i një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Ai tha se nuk ka integrim në BE, pa e njohur Kosova e Serbia njëra-tjetrën.

Deklarimi i tillë i kancelarit Scholz ishte ndër më të drejtpërdrejtit që një lider i një vendi të BE-së, si Gjermania, e ka thënë, kur është fjala për raportet Kosovë-Serbi.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *