Lajme

Katastrofë mjedisore në Shëngjin, banori: Nafta është derdhur nga anijet, në Shqipëri shkarkojnë pa problem

Një sasi e madhe nafte është derdhur bregdetin e Shëngjinit sot, krijuar një ndotje të madhe dhe aromë të rëndë në zonën e plazhit.Në banor i zonës zbulon për Ora News se si qytetarët kuptuan se në det ishte derdhur sasia e naftës.

Andi Lushaku thotë se aroma e rëndë i çoi ata në zbulimin e naftës së derdhur në bregdet.

“Ndotja është konstatuar sot, prej aromës së rëndë. Duke parë ngjyrën e detit dhe aromën e rëndë kuptohet që është naftë. Sigurisht që ka krijuar ndotje“, u shpreh banori për Ora News.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Ai dyshon se nafta është derdhur nga anije tregtare që kalojnë në detin e Shëngjinit, duke thënë se anijet derdhin naftën në Shqipëri pa asnjë problem, pasi askush nuk ua ndalon, ndërsa jashtë shtetit nuk ua lejojnë.

“Mendoj se anije të ndryshme tregtare kanë shkarkuar tepricat e tyre. Në vende e tjera nuk ua lejojnë, por në Shqipëri i shkarkojnë pa problem, sepse nuk i kontrollon njeri. Deri tani nuk ka ardhur askush për të kontrolluar  dhe hetuar situatën.”

Më tej banori shprehet i shqetësuar për faktin se ndotja e bregdetit do krijojë impakt negativ te turistët.

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

“Përveç dëmit që i bën detit, ndotja krijon edhe impakt negativ te pak turistët që ndodhen në  Shengjin, që zakonisht janë turistë që vijnë nga Europa perëndimore në këtë sezon. Kjo krijon impakt negativ. Sepse të vish në bregdet për një xhiro dhe të shohësh se bregdeti  është i gjithi me naftë, nuk është se lë përshtyje të  mirë te turistët”, tha banori./oranews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *