Lajme

Katastrofat natyrore, më të rrezikuarit në Europë dhe të papërgatitur

521 përmbytje në 20 vite. Kaq herë është prekur Shqipëria nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtrati, me një bilanc të llogaritur dëmesh prej 7.3 miliardë lekësh, apo rreth 61 milionë eurosh. Edhe pse dëmet reale, në prodhim dhe bagëti mund të jenë edhe më të larta.

Shqipëria renditet shteti me rrezikun më të lartë në Europë nga katastrofat natyrore, ku çdo vit humbjet shkojnë në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por sa i përgatitur është vendi ynë përballë këtyre ngjarjeve?

Në një raport të posaçëm të Bankës Botërore, Shqipëria performon dobët në të gjithë indikatorët, me mangësi të mëdha në sistemet e menaxhimit të informacionit, përpunimit të të dhënave, mungesës së qendrave për strehimin e të prekurve, mungesës së mjeteve të nevojshme në terren, kapaciteteve; e deri tek strukturat organizative.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës rrit të gjithë pensionet për 20 për qind

Për përmbytjet, raporti nënvizon se pajisjet personale, varkat dhe mjetet e tjera lundruese janë të pamjaftueshme dhe se mungon buxheti për trajnime dhe për teknologji e pajisje të reja.

Pavarësisht legjislacionit, Shqipëria vijon t’i menaxhojë katastrofat rast pas rasti, shprehet ky raport, që nënvizon se nevojiten së paku 98 milionë dollarë investime për t’iu përgjigjur rreziqeve kryesore.

Lexo më shumë  Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

Buxheti për emergjencat civile është parashikuar të rritet vitin e ardhshëm, falë një projekti të financuar nga Bashkimi Europian për menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve, që do të studiojë strategjitë për lumenjtë Erzen, Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.

Por investimet në terren do të jenë më të ulëta. Në 2022-in shpenzimet kapitale për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, një nga masat kryesore për të parandaluar përmbytjet, do të ulen në nivelin më të ulët të 6 viteve të fundit.

Kjo vendos dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësorë dhe fermerët e banorët e këtyre zonave nën rrezikun e kushteve të motit./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *