Sport

Katar 2022/ Surprizon Maroku. Kualifikohet Kroacia, Belgjika i jep lamtumirën Botërorit

Maroku është kualifikuar si e para në grupin F të Botërorit të Katarit, pas fitores 2-1 ndaj Kanadasë. Ky triumf bën që ekipi i Regraguit të ketë 7 pikë, më shumë se çdo skuadër në grup.

Kanadaja kishte bërë gati valixhet që para disa ditësh (0 pikë) dhe sot luante pa presion. Kjo përfaqësuese vazhdoi me lojën e dobët, teksa pësoi dy gola brenda 22 minutash. Fillimisht ishte Ziyech që realizoi për marokenët, ndërsa dyfishimi i shifrave erdhi nga En Nesyri.

Brenda pjesës së parë, Aguerd do “tundtte” rrjetën e gabuar, duke bërë kështu që shifrat të ngushtohen. Fraksioni i dytë do ishte disi më i ekuilibrat, skuadrat u ruajtën shumë që të mos pësojnë dhe loja ishte e mbyllur.

Botërori i Katarit ka një surprizë të hidhur tashmë, teksa Belgjika (katër pikë, vendi i 3-të) me yje e mbyll këtu rrugëtimin e saj në Katar, pas barazimit 0-0 me Kroacinë.

Këta të fundit do të vazhdojnë të jenë pjesë e kompeticionit, pasi pozicionohen në vendin e dytë me 5 pikë.

Sfida do niste me mjaft ritëm dhe ekipi i Dalic do ia dilte të fitonte një penallti me zgjuarsi, në minutën e 15-të. Gjithsesi, pas një rishikimi në sistemin VAR, 11-metërshi anulohet për pozicion jashtë loje.

Sërish kroatët në sulm në të 54-tën, me Luka Modricc që provoi të gjente golin por u ndal vetëm në fund nga pritja e Courtouis.

Mundësi e artë për të besuarit e Roberto Martinez në minutën e 60-të, por Romelu Lukaku bën më të vështirën, duke nxjerrë topin jashtë edhe pse porta ishte e boshatisur.

Rezultati do ishte i pandryshuar deri në fund, me Belgjikën që zhgënjen plotësisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *