KryesoreLajme

Kastrati: Ka gatishmëri të serbëve në veri për pjesëmarrje në procesin e regjistrimit të popullsisë

Avni Kastrati, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka gatishmëri për pjesëmarrje në procesin e regjistrimit të popullsisë nga ana komunitetit serb në veri të Kosovës.

Kastrati është shprehur optimist për pjesëmarrje të serbëve në procesin e regjistrimit, përkundër thirrjes së Listës Serb për bojkot të këtij procesi.

“Ka në gatishmëri te popullsia serbe për tu regjistruar. Kanë kërkuar disa dite afat për me u trajnu, ne jemi duart sepse e dini që regjistrimi në krahasim me 2011, nga dy javë është gjashtë javë… Dhe shpresojmë që ata do të jenë në terren për t’i grumbulluar të dhënat. Por, ka një deklarime nga Lisa Serbe edhe ka një thirrje publike, që është sfide edhe pr vetë popullsinë. Ne presim që në ditët në vijmë do t’i grumbullojmë të dhënat edhe për atë pjesë”, ka thënë Kastrati në një konferencë për media.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Kastrati ka shtuar se të dhënat deri më tani nga komuniteti serbë janë nga “pesë apo gjashtë komuna”.

E sa i përket thirrje të Listës Serbe për bojkot, profesori, Mazullm Baraliu, ka thënë se ka procedurë ligjore për këtë dhe më pastaj merret KQZ-ja.

“Mirëpo çështje e heqjes së legjitimitetit publik të ekzistimit në regjistrin e partive politike në KQZ, të një subjekti politik është çështje ligjore. Dhe ka procedurë, procedurat e ligjit për Vetëqeverisje Lokale e parashohin atë. Dhe është çështje e KQZ ta vlerësojë dhe pastaj të ndërmarrë hapat e tyre. Ne jemi një proces të jashtëzakonshëm, një projekt nacional, që do të duhej të ishte benefit, nevojë dhe vullnet për secilin qytetarë të Kosovës. Thirrje të tilla ndikojnë në mbarëvajtjen  procesit. Disponimi i popullsisë është dukshëm më i rritur sesa i regjistrimit të kaluar të viti 2011”, ka thënë Baraliu.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin
YouTube player