Kastorët i kursejnë afro një milion euro taksapaguesve çekë
Kastorët i kanë kursyer taksapaguesve çekë afro një milion euro, duke përmbytur bazën e mbrojtur trajnuese të ushtrisë, ku po planifikohej të ndërtohej një digë, ka raportuar “The Guardian”.
Zyrtarët kishin shpresuar të ndërtonin një barrierë për ta mbrojtur lumin Klabava dhe popullatën e tij shumë të rrezikuar të krapit të lumit nga mbetjet dhe uji acidik që vjen nga dy puse afër. Si bonus do ta kthente një pjesë të kësaj zone në jug të kryeqendrës, Pragës, në një ligatinë të pasur.
I projektuar në vitin 2018, projekti kishte leje ndërtimi, por ishte vonuar nga negociatat për tokën, e përdorur shumë gjatë nga ushtria si pjesë trajnimi. Por para se makineritë të fillonin punën, kastorët filluan punën për të ndërtuar një digë të tyre.
Bohumil Fisher nga Agjencia çeke e Konservimit Natyrorë ka deklaruar për AFP se “ata ndërtuan një moçal me pishina dhe kanale, zona është gati dyfish më e madhe sesa kishim planifikuar”.
Familja e kastorëve pastaj vazhdoi tek disa lugje rreth moçalit, në të cilat konsveratoristët donin të ndërtonin diga të vogla që do të lejonin rrjedhjen e ujit duke ndihmuar kështu në përmbytjen e zonës.
Në mesin inxhinierëve më të mirë të natyrës, kastorët janë vlerësuar për aftësitë e tyre për të mbrojtur nga përmbytjet, rritjen e kualitetit të ujit dhe shtimin e jetës së egër. Deri tani kastorët kanë ndërtuar katër diga në moçal dhe janë duke punuar edhe në më shumë.
Fisher, i cili menaxhon zonën, ka deklaruar se “ishim duke diskutuar (ndërtimin e digës në moçal) me kompaninë e ujit dhe kompaninë e pyllit që ka në pronësi tokën”, dhe deklaroi se kastorët kanë kursyer rreth 1 milionë euro të taksapagueseve çekë.
Fisher deklaroi se “në shërbim të plotë, kastorët janë absolutisht fantastik dhe janë në një zonë që nuk mund të shkaktojnë dëm, ata bëjnë punë briliante”.
Edhe pse bëjnë mirë për tokën rreth tyre, kastorët kanë kritikët e tyre, me fermerët që ankohen nga shkatërrimi që ata bëjnë me prerjen e pemëve. Por çdo fermer që mund ti rrezikohet toka janë larg nga vendi, i cili ishte i deklaruar si zonë e mbrojtur në vitin 2016.
Fisher ka deklaruar se “nuk presin asnjë konflikt me kastorët në dhjetë vitet e ardhshme”.
Rruga Press